Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë të shumtë qytetarët e mbledhur në këto momente në shenjë proteste ndaj shoqërimit të protestuesve. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se deri më tani rezulton të jenë të shoqëruar 20 protestues.

Ndërkohë që kreu i PD-së në Fier, i shoqëruar bashkë me të birin ka dalë nga ambientet e komisariatit.

“Po hetohem në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë. U ndaluam në Unazë ndërsa po udhëtonim drejt Fierit. Djalin ma kanë rrahur vetëm se nxori telefonin dhe nisi të filmojë veprimet arbitrare të policisë. Shumë qytetarë fierakë janë shoqëruar pa arsye”, ka thënë Baçi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: