Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot, ku 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se një një mjet që drejtohej, ka humbur kontrolli dhe është përplasur me trafikndarësen, e si pasojë i ka dalë para një mjeti tjetër.

Drejtuesja e mjetit tjetër ka mbetur e plagosur është nisur drejt Spitalit. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në Fushë Milot, shtetasi H.T., 39 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij tip “Ford” me të cilin po lëvizte, duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip” Ford” janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip ” Audi” që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D., e cila ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb