Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia njofton se viktimë ka mbetur një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është përplasur nga një makinë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, shtetasi K. M., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Kama”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb