FIER– Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier-Levan.
Një automjet tip ‘Fuoristradë’ është përmbysur në rrugë, ndërsa po udhëtonte nga Levani për në dretjim të qytetit të Fierit. ‘BalkanWeb’ ka mësuar se viktima eshte Bashkim Gjoni.
Si pasojë e aksidentit të rëndë është bllokuar qarkullimi i automjeteve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet dhe motivet e aksidentit.
(d.d/BalkanWeb)
