LEZHË

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës. Policia ka kryer veprimet hetimore në vend dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksident Lezhe 11
Aksident Lezhe 11

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: