TEPELENA
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Mallakastër ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.
BalkanWeb mëson se një mjet tip ‘Toyota’ u përplas me kamionçinën teksa mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeçar.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se në makinë ndodheshin 5 familjarë, prej të cilëve një grua është në reanimacion.
(BalkanWeb)