Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni urgjent në zemër pas një procedure zëvendësimi të dështuar të valvulës së zemrës.

TMZ e cila ka dhënë lajmin, citon një burim pranë yllit të Terminator duke thënë se ish guvernatori i Kalifornisë, 70 vjeç, u shtruar në spital në Los Angeles të enjten për zëvendësimin e valvulës.

Procedura thuhet se është eksperimentale, por kjo i ka shkaktuar komplikacione, duke cuar në një operacion urgjent në zemër që thuhet se ka zgjatur disa orë.

Që nga mëngjesi i së premtes, gjendja e tij pas operacionit u përshkrua si e qëndrueshme.

Zëvendësimi i valvulës aortale është një procedurë në të cilën valvula aortore e një pacienti, pjesërisht e bllokuar, zëvendësohet me një valvul artificiale zemre.
(da.xha/BalkanWeb)
4AB2C73D00000578-0-image-a-34_1522423762697

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb