Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Ndonëse Llalla kishte kërkuar pezullim të këtij vendit, Apeli ka vendosur që mos të marrë parasysh këtë fakt.

Kërkesa u bë nga ana e avokatit të Llallës, me pretendimin se klienti i tij nuk e përballon dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: