Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranës pasi i ka vjedhur me dhunë varësen një qytetari. Në lidhje me ngjarjen, procedohet në gjendje të lirë edhe një shtetas tjetër.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.

Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb