GJKKO u konfiskon pasuritë disa të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.

BalkanWeb mëson se të dënuarve u janë sekuestruar një hotel dhe 7 automjete, disa prej tyre luksoze. Vlera e pasurive shkon në 5 mln €, teksa disa prej tyre janë të personazheve të shquara të grupit të Avdylajve në Shijak.

Nga njoftimi i SPAK, dallohet se disa prej pasurive janë në emrin e Admir Hoxhës, teksa disa automjete të tjera i përkasin Esat Mehmetit, Xhevit Shutit, Flamur Çelajt, Shkëlqim Avdylit apo Saimir Sulejmanit.

Bëhet fjalë për 1 bar-restorant, hotel 4 -katësh + bodrum, në Rinas-Krujë dhe 7 automjete.

Në tetor të 2018 u zbulua laboratori i heroinës në Has ku u arrestuan mbi 20 të arrestuar, teksa për 17 prej tyre dënimet u dhanë dje.

 

PASURITË  E KONFISKUARA 

Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :

  • Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
  • Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb