SHKODËR- Një i ri është mbytur mesditën e sotme në lumin Kir në Shkodër. Mësohet se 20-vjeçari ishte duke bërë plazh në ujërat e lumit Kir, pranë Urës së Mesit por nuk ka dalë më nga uji.

Viktima është identifikuar si Marjan Marku dhe bëhet e ditur se ai kishte shkuar me shokët për të kaluar disa orë në lumin Kir por pasi ka hyrë të lahej nuk ka dalë më.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka marrë informacionet e para dhe po punon për të bardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: