VLORË

Një person ka rënë nga lartësia e një objekti në Llogara mbrëmjen e sotme dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia në Llogara, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi A. L , 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb