ELBASAN- Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Social Demokrate në qytetin e Elbasanit tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Mësohet se kandidatët që kanë vendosur të braktisin forcat politike me të cilat garonin janë Arben Hoxha kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Aleanca Demokratike dhe Taulant Sinani kryesuesi i listës së PSD-së në Qarkun e Elbasanit.

Ata deklarojnë se kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.

Arben Hoxha dhe Taulant Sinani mësohet se kanë zhvilluar sot një takim në selinë e PS Elbasan me kryesuesin e listës së kandidatëve socialistë në këtë Qark, Taulant Balla dhe fill pas këtij takimi i kanë bërë thirrje votuesve të tyre të bashkohen dhe të mbështesin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: