TIRANË

Grabitet me armë një automjet në kryeqytet. Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën  Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.

Dy persona te maskuar dhe të armatosur kane dhunuar një çift dhe nën kërcënimin e armës u kanë marre atyre automjetin tip “Fiat”.

Policia e Tiranës ngriti pika të shumta kontrolli në kryeqytet por nuk mundi te arrestoje autorët, ndërkohë  vijon puna për identifikimin e tyre.

Policia vijon punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: