FIER

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku ka gjetur vdekjen një 26-vjeçar.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 11:50, në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb