FIER

Gjendet një person i mbytur në plazhin e Darëzezës në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se viktima është 71 vjeç dhe është identifikuar si shtetasi Kristaq Mëngjezi.

Paraprakisht dyshohet se i moshuar ka qenë duke peshkuar dhe ka rënë në det. Trupi i pajetë ka dalë në bregun e plazhit të Darëzezës dhe është parë nga banorët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: