Gjendet një kufome në detin Adriatik. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Mësohet se ka qenë një anije peshkimi që ka pikasur kufomën në det, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Policia kufitare ne bashkëpunim me rojet bregdetare kane bërë të mundur nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb