ITALI – Gjykata e Katanias ka lehtësuar masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Lajmi i lirimit të Seitit konfirmohet për BalkanWeb nga avokati Detar Hysi. Nezar Seiti cilësohet si “financieri” i grupit të Habilajve.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Nezar Seiti dhe avokati i tij Detar Hysi

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Vendimi për ekstradimin e Seitajt në Itali, u kundështua dhe nga opozita e cila hodhi akuza drejt mazhorancës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: