Gjykata e Posaçme ka zbardhur ditën e sotme vendimin për grabitjen e Rinasit ku ka dhënë dënimet respektive për 7 persona të grupit kriminal përgjegjës për krimin.

Sipas Gjykatës Klement Çala do të dënohet me 20 vit burg, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala me 17 vite burg.

Pjesëtarët e tjerë të grupit që mori pjesë në mega-grabitjen e aeroportit të Rinasit, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga 17 vite, dënime të cilat do t’i vuajnë në një burg të sigurisë së lartë.

Klement Çala, 20 vjet burg
Eldi Çala, 17 vite burg
Oltian Veseli, 17 vite burg
Renaldo Sula, 17 vite burg
Saimir Çela, 17 vite burg
Elton Pikli, 17 vjet burg
Alkond Bengasi, i penduar i drejtësisë 17 vite burg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: