Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bulqizë, ku disa nxënës të një shkolle janë helmuar. Rasti është regjistruar në Shupenzë.

Pasi janë ndjerë keq kur janë futur në klasë, disa nxënës janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Dibrës dhe të tjerë në Bulqizë. Deri më tani nuk dihen zyrtarisht rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa ka dyshime se brenda ambientit të klasës është hedhur një deodorant.

Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se dy autoambulanca janë nisur nga Bulqiza në drejtim të Shupenzës, pasi dyshohet se ka të tjerë nxënës që kanë shfaqur shenja helmimi, pasi kanë të vjella.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se një rast i ngjashëm, por me përmasa më të mëdha ishte dhe në një shkollë në një fshat në Shkodër, ku u helmuan mbi 60 nxënëses, pasi kishin konsumuar ushqim në një fast-food.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: