BULQIZË

Humb jetën një minator në fabrikën e kromit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë.

Nga informacionet paraprake mësohet se minatori që ka humbur jetën është Mustafa Kamishi, 65 vjeç, i cili është aksidentuar gjatë punës në fabrikë, duke pësuar dëmtime që kanë sjellë dhe vdekjen e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: