Digjen dy furgonë në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare thanë se zjarri ka djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), në pronësi të shtetasit me inicialet T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: