TIRANË- Sherri mes kreut të PSD-së Skënder Gjinushi dhe sekretarit të aksionit qytetar në PD Ervin Salianji ka vijuar gjatë gjithë emisionit “Studio e hapur”. Dy politikanët kanë kaluar në kërcënime e fyerje. Gjatë kohës që pritej lidhja direkte nga selia e PD ku përfundoi mbledhja e grupit, Gjinushi i ka kërkuar Salianjit të mos flasë më.

Gjinushi: Do e mbyllësh ti apo…
Salianji: Mos më kërcëno mua ti.
Gjinushi: Ore kaq po të them, mbylle
Salianji: Ore mos më kërcëno live.
Gjinushi: Po iki, kjo studio është kthyer në studio haleje (çohet në këmbë të ikë nga emisionit)

Image2

Drejtuesja e emisionit Eni Vasili ka ndërhyrë duke iu kërkuar palëve të qetësohen dhe të mos kalojnë në fyerje. Më pas Gjinushi është ulur sërish, ndërsa Vasili ka anoncuar publicitetin por edhe gjatë kësaj kohe debati me tone të larta dhe fjalor fyes e kërcënime ka vijuar sërish.

Image3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: