ELBASAN

Qyteti i Elbasanit është shndërruar sërish në arenën e përplasjeve gjatë kësaj atmosfere parazgjedhore të 25 prillit, pasi në këtë qytet është shënuar një tjetër incident. Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncoi në prokurori se është kërcënuar fizikisht nga biznesmeni Gjergj Luca teksa ishte në këtë qytet për fushate elektorale.

Incidenti ndodhi jashtë një lokali në zonën e Labinotit ku Boci kishte zhilluar takime me simpatizantët, por shkaqet e tij mbeten të pazbardhura. Ish-deputeti dhe kandidati i PD për deputet Luciano Boçi pasi depozitoi në prokoruroi kallëzimin për biznesmenin e cilësoi sulmin ndaj tij politik.

Policia nuk ka dhënë ende njoftim zyrtar mbi këtë incident që është i dyti që shënohet në qytetin e Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb