DIBËR

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Dibër. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 44-vjeçarja me inicialet M.M., ka goditur me me mjet prerës, thikë, vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares, banuese në fshatin Burim, Maqellarë.

Policia bën me dije në njoftimin zyrtar “se në orët e mbrëmjes në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë”.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrdhënieve familjare”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb