Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit te Elbasanit sot rreth orës 19.50.

Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur në Mengël në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan. Automjeti i çiftit nga Tirana që kthehej pas pushimit të fundjavës në Pogradec është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore.

Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb