TIRANE– Një lëkundje tërmeti është ndjerë sot në kryeqytet. Raportohet se tërmeti ka qenë me magnitudën 3.7 ballë i shkallës rihter.
19396826_10213709180103193_3105001866936494586_n-578x356
‘BalkanWeb’ mëson se epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Zall-Bastar.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme nga lëkundjet, ndërsa bëhet e ditur se ato janë ndjerë për disa sekonda.

Ndërkohë, më 24 maj, vendi ynë u godit nga 9 tërmete. Ndonëse të parët kanë qenë më të lehtë, me kalimin e orëve intensiteti i lëkundjeve erdhi duke u rritur, duke shkuar në 4.4 ballë i shkallës rihter.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb