Një tjetër makinë është gjetur sot e djegur dhe dyshohet se ka lidhje ma masakrën e trefishtë, që tronditi ditën e djeshme Fushë Krujën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila referuar burimeve të besuara hetimore, thekson se makina është gjetur e shkrumbuar në Bubq.

Makina e djegur është gjetur në orën 2 të mëngjesit të sotëm, ndërsa është tip “Volksvagen”. Siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, dyshohet se edhe kjo makinë e dytë është përdorur nga autorët e masakrës.

“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb