PËRRENJAS

Mbytet një fëmijë 14-vjeçar në Përrenjas. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Katjel ku i mituri ka rënë në një gropë me ujë por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat, ndërsa po merren në pyetje edhe dëshmitarët.

Informacion paraprak
Më datë 23.05.2020 në fshatin Katjel, Prrenjas shtetasi E.D., 13 vjeç, dyshohet se aksidentalishtë ka rënë në një gropë me ujë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb