Një makinë ka marrë flakë në ecje, pranë fshatit Iliras në Memaliaj. Mësohet se në flakë është përfshirë një mjeti tip Ford.

Zjarri u shua falë nderhyrjes së shpejtë e forcave zjarrfikëse të Memaliajt.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit në mjet, ndërsa fatmirësisht shoferi ka dalë në kohë nga Fordi.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.

Nuk ka dëme në njerëz. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: