Merr flakë një autobus pasagjerësh në aksin Fier- Levan. Ngjarja ka ndodhur sapo zbret vendin e njohur si Qafa e Koshovicës.

Mësohet se në momentin që mori flakë autobusi ka qenë i mbushur me udhëtarë të cilët lëviznin nga Levani për në Fier.

Sapo janë pikasur flakët, drejtuesi i mjetit dhe faturinoja kanë zbritur pasagjerët.

Mësohet e flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, siç shihet nga videoja e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi.

Nga të dhënat e para të policisë, dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një defekt në motor.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Levan, ka marë flakë në ecje e sipër një automjet tip autobuz me drejtues shtetasin E. C., banues në Frakull, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorrin e mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb