Është vetëdorëzuar ish kreu i Aluiznit të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi. Pas rreth 6 muajsh i shpallur në kërkim ai ka kërkuar që të vetëdorëzohet.

Pas dorëzimit me ndërmjetësim që ka kërkuar gjykata e Durrësit e ka lënë në arrest shtëpie. Mësohet se Gjuzi ka deklaruar se ai nuk e ndjen veten fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, por i është shmangur arrestimit pasi dyshonte për një akuzë tendencioze që i bëhej.

Gjuzi ka qënë në zgjedhjet e fundit kandidat për deputet i LSI. Gjyqi për vendosjen e masës së arrestit ndaj Gjuzit është zhvilluar një javë më parë.

Ish drejtori i Aluiznit në Durres Flamur Gjuzi është akuzuar për “shpërdorim detyre” gjatë periudhës që drejtonte Aluiznin në Durrës. Ndërkohë mësohet se edhe një numër i madh i të arrestuarve në Durrës kanë kaluar nga “arrest me burg” në “arrest shtepie” si pasojë e situatës për shpopullimin e burgjeve nga rreziku që paraqesin zonat e mbyllura nga Covid 19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb