Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një polic ka mbetur i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qytetin juglindor.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se një person, ende i paidentifikuar, ka plagosur me mjet prerës (thikë) punonjësin e policisë Spartak Zotka. Pak pas ngjarjes ai është arrestuar.

Ndërkohë, polici është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb