TIRANE – Pas deputetit Ben Blushi, edhe Mimoza Hafizi është larguar nga Partia Socialiste.

“Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e Partisë Socialiste”- deklaroi deputetja Hafizi, gjatë një takimi me qytetarë në Muzeun Kombëtar, ku ishte i pranishëm edhe deputeti Ben Blushi.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur për “BalknaWeb” se Blushi dhe Hafizi do të zyrtarizojnë partinë e tyre të re deri më 10 nëntor. Pjesë e partisë pritet të jenë edhe intelektualë të njohur në vend.

Pak ditë më parë, deputeti Ben Blushi deklaroi zyrtarisht largimin nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte prej gati 20 vitesh. Dhe këtë e bëri me një letër publike, ku theksonte se shkelja e premtimit elektoral dhe lejimi i importit të mbetjeve nga kryeministri Rama ishin shkaqet kryesore të vendimit të tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: