Zhvillime të reja kanë dalë në dritë lidhur me sulmin e rëndë në një shkollë në Kahramanmaraş, në jug të Turqi, ku 14-vjeçari Isa Aras Mersinli vrau tetë nxënës dhe një mësues, si dhe plagosi 13 persona të tjerë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një video që pretendohet se është filmuar pak para sulmit, ku adoleshenti shihet duke ecur i armatosur në ambientet e klasës, çka ka shtuar edhe më shumë tronditjen në opinionin publik.
Sipas zyrës së prokurorit turk, i mituri kishte planifikuar sulmin që prej 11 prillit. Hetuesit zbuluan në kompjuterin e tij një dokument që sugjeron përgatitje të qëllimshme, ndërsa të gjitha pajisjet elektronike nga banesa e tij janë sekuestruar për të hedhur dritë mbi motivet.
Pas sulmit, 14-vjeçari i dha fund jetës, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe tek familja e tij. Babai i autorit, një inspektor policie, është vendosur në paraburgim, ndërsa nëna është lënë e lirë. Sipas autoriteteve, armët e përdorura në sulm i përkisnin babait të tij.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në shkolla dhe aksesin e të miturve në armë.
🇹🇷 New footage has emerged of the attacker, İsa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraş today.
The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack.
The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026
