TIRANË- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një objekt pranë Kryeministrisë. Sipas informacioneve të para raportohet se zjarri ka përfshirë zyrat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë një kabull elektrik që ka marrë flakë ai që ka shkaktuar zjarrin.

Por menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit që kanë vendosur situatën nën kontroll. Ne vendin e ngjarjes ndodhet një makinë e forcave zjarrfikëse. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Informacion Paraprak.

Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:20, në rrugën “Papa Gjon Pali 2”, në ambientet e një zyre ka rënë zjarr, ku paraprakisht dyshohet nga mbingarkesa në kabëllin elektrik.

Ka vetëm dëme materiale.

Po punohet për fikjen e zjarrit.

(m.k/BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: