Një pikë skrapi në Babrru të Tiranës është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse. Sic shihet edhe nga pamjet që ka siguruar ‘BalkanWeb’, zona përreth është ‘pushtuar’ nga tymi i zi.

 

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: