MILOT– Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Dy automjete janë përplasur në aksin Milot-Rrëshen, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër personale.

Për shkak të përplasjes së fortë, të aksidentuarit kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve për disa minuta.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga makinat. Ata janë dërguar në spital, dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 25.12.2017, rreth orës 18:10, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 2 automjete dhe konkretisht:

Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K, dhe mjeti tip Audi AA963FI me drejtues shtetasin D.D.

Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip “Benz” shtetasja E.K, e cili është dërguar në Q.S.U. Tiranë.

Si dhe nga mjeti “Audi” kanë mbetur të lenduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, si dhe pasagjerët shtetasit B.R, shtetasja L.R, si dhe R.H, edhe këta janë transportuar për në Q.S.U.Tiranë.

Shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit “Audi”, por ende po punohet per zbardhjen e sakte te shkakut te aksidentit.

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë ndodhen në vendgjarje dhe po punojne për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb