DIBËR

Një 51-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, në njësinë administrative Maqellarë të Dibrës. Rreth orës 18:00 të së premtes 51-vjeçari Faik Zeqja u qëllua me armë nga persona ende të paidentifikuar.

51-vjeçari mësohet të ketë deklaruar në polici se një makinë e goditi mjetin e tij nga pas dhe 3 persona të maskuar zbriten prej mjetit duke i zënë pritë dhe e qëlluan me pistoletë. Plumbat e kapën në këmbë 51-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po hetohet për të zbuluar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Dibër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: