GJIROKASTER- Një sherr i nisur në oborrin e gjimnazit “Siri Shapllo”, në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti, nxënës në këtë shkollë. “BalkanWeb” mëson se dy nxënësit A.D, dhe I.F janë konfliktuar në oborr, e në gjaknxehtësi e sipër A. D e ka qëlluar bashkëmoshatarin me thikë në kraharor.

E. F është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve.

Informacion paraprak
Njoftohemi se në urgjencën e spilatit Gjirokastër është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi I.F, nxënës në Gjimnazin “Siri Shapllo”, i cili është konfliktuar në oborrin e shkollës me shtetasin A.D, (nxënës i kësaj shkolle).

Shtetasi A.D ka goditur me mjet prerës (thikë) në kraharor shtetasin I.F, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilët shoqëruan autorin në ambjentet Komisariatit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb