VLORE- Tre punonjës të OSHEE në Vlorë janë plagosur, teksa po riparonin një defekt. Ngjarja e rëndë ndodhi në nënstacionin e ish-fabrikës se çimentos.
Nënstacioni, ku furnizohej edhe spitali i Vlorës, kishte pësuar defekt pas një stuhie, ndërkohë që punonjësit po punonin për riparimin e dëmtimit. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se punonjësit gjatë momentit teksa ata punonin, ka shpërthyer një nga transformatorët, vaji i të cilit i ka djegur.
Fill pas ngjarjes, elektricistët janë transportuar me urgjencë në spital, ku dy prej tyre janë nisur për në Tiranë. Deri më tani nuk dihet ideniteti i të plagosurve.
(ed.me/BalkanWeb)