Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar sot nga policia. Lajmi konfirmohet nga burime për ‘BalkanWeb’. Në kuadër të një aksioni masiv antikorrupsioni, të urdhëruar nga SPAK, policia dhe FNSH kanë ‘zbarkuar’ në Ndërmarrjen e Pasurive Publike të këtij qyteti. Mësohet se Tushe akuzohet për veprën penale ‘korrupsion’.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se policia i ka shkuar në zyrë Tushes dhe pas disa kontrolleve në këtë institucion ai është arrestuar.

Kujtojmë se Fatos Tushe drejton këtë bashki prej 3 mandatesh, ndërsa përfaqëson Partinë Socialiste. Më herët ai bashkë me sekretaren e tij mbetën të plagosur më 31 dhjetor të 2020-ës, pasi në zyrë iu hodh lëndë plasëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb