Prej mbrëmjes së kaluar, policia ka zhvilluar një operacion në zonën e Lezhës. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në Lezhë kanë zbarkuar oficerë të SPAK ku janë arrestuar Kol Lleshi, Vlash Gazulli dhe Genc Zeneli të cilët janë gjetur në banesë.

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vendimin në ngarkim të 10 personave në çështjen fraksion të dosjes 339, lidhur me tjetërsimin e pronave në Lezhë. SPAK ka konfiskuar një pasuri me vlerë 55 milionë euro për grupin i cili tjetërsoi pronat nëbregdetin e Shëngjinit, një ndër shumat më të mëdha që i ka kaluar shtetit.

Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Dënimet e dhëna nga Apeli i Posaçëm
Gjevi Ndoka dënohet me 10 vite burg, në Shkallen e Parë u dënua me 6 vite e 8 muaj;
Mimoza Ndoka dënohet me 5 vjet e 4 muaj burg, në Shkallën e Parë u la në shërbim prove;
Emanuela Gjukra dënohet me 6 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj;
Zef Lazri dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 8 muaj;
Blendi Ndoka dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj;
Luigj Paloka dënohet me 5 vite burg, në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg;
Paulin Simoni dënohet me 3 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg;
Vlash Gaxulli dënohet me 2 vite e 8 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;
Genc Zeneli dënohet me 2 vite e 4 muaj burg, në Shkallen e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove;
Kol Lleshi dënohet me 2 vite e 4 muaj burg. Në Shkallën e Parë ishte dënuar me 4 vite shërbim prove.
Marjeta Përskura dënohet me 1 vit e 8 muaj burg, në Shkallen e Pare ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb