GJKKO vendos t’i japë mundësi ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka të marrë trajtim mjekësor edhe jashtë mjediseve të paraburgimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, sa herë të jetë e nevojshme.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se Koka kërkonte masë më të butë sigurie ndërsa ndaj tij është në fuqi edhe një masë tjetër arrest me burg për inceneratorin e Fierit.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka shtuar akuza të reja për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-vartësin e tij, Alqi Bllako, që tashmë ndodhen të dy pas hekurave për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste të tjera, ku për 10 prej tyre është caktuar masa ‘arrest me burg’ dhe një në ‘arrest shtëpie’, ka ngarkuar ndaj Kokës dhe Bllakos akuza të reja shtesë për inceneratorin e Fierit.

“Zoti Koka pretendon se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të qëndrojë në qeli. Por hetimet për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar, pritet që zoti Koka të dalë para kësaj gjykate si I pandehur. Të gjitha përpjekjet e tij për të zbutur masën e sigurisë kanë dështuar”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja Lala tha se Prokuroria ka edhe një hetim tjetër në duar që lidhet me inceneratorin e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: