TIRANE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pas shoqërimit që në mesditë është arrestuar nga policia në Komisariatin nr 6. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Balliut i është komunikuar arresti brenda komisariatit ku mbahej prej më shumë se 7 orësh.

Balliu akuzohet për veprat penale “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ish-deputeti është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Po kështu mësohet se bashkë me Balliun është arrestuar dhe një banor tjetër. Policia ka lënë të lirë katër prej personave të cilët u shoqëruan, pasi bllokuan rrugën pranë një biznesi privat, ku do të shkonte kryeministri Edi Rama. Raportohet se janë liruar protestuesit Gazmend Koka, Arben Qyrani, Florjan Protoduari dhe Muharrem Rexha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb