TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë Hipoteke dhe dy të ALUIZN-it. Vendimi në fjalë erdhi pas një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi me Drejtoret Rajonale të Hipotekave dhe ALUIZN-it.

Burime nga Ministria e Drejtësisë raportuan për ‘BalkanWeb’ se shkarkimet janë bërë për shkak të performancës së ulët.

Kujtojmë se prej kohës Rama ka paralajmëruar shkarkime nga puna për të gjithë punonjësit e administratës që nuk përmbushin kërkesat dhe nuk janë efeçientë në punë, ku në fokus është shërbimi ndaj qytetarëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: