TIRANË

Pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve, Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar të mbahet me 13 prill, ndërsa si kohë është përcaktuar jo paraditja si në protestat e tjera, por pasdite duke nisur nga ora 18:00.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për ‘BalkanWeb’ se krahas këtij vendimi, selia blu dhe aleatët e tjerë opozitarë do të vijojnë rezistencën paralelisht edhe me protesta të tjera në ditët kur Kuvendi do të mbajë seancë plenare.

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00, ndërsa pas diskutimeve u vendos që në muajin prill, qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit e opozitës të ftohen sërish në shesh për të kërkuar  zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: