Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur për situatën me koronavirusin dhe masat anti-Covid në vend.

Zëvnedësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se rritja e infektieve me koronavirus në vendin tonë ka ardhur, si pasojë e qarkullimit të variantit Omicron, gjatë javëve të fundit.

“Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatave epidemiologjike në vend. Pas një periudhe të stabilizuar të përhapjes së infeksionit, prej disa javësh ka filluar një rritje të të infektuarve, por edhe të sëmurëve dhe humbjeve të jetës. Trendi i rritjes është vënë re edhe javën e kaluar, ku numri i infektimeve është shtuar ndjeshëm, ku ka pasur dhe humbje të jetës. Kjo ka ndodhur nga qarkullimi i varianti Omicron”, tha Rakacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb