TIRANË- Një aksident tragjik i ka marrë jetën shefit të njësisë operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika.

Ai është përplasur nga një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë kryeministrisë. Ai ka qenë në këmbë kur është goditur nga makina.

Blutë kanë vënë në pranga shoferin e makinës që përplasi shefin e gardës, 31-vjeçarin Albert Memia.
Policia ka arritur ta mbajë të fshehtë ngjarjen prej mbrëmjes së djeshme deri paraditen e sotme.

NJOFTIMI I POLICISË
Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas.
Arrestohet në flagrancë nga policia.
Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :
– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb