Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën për 4 të pandehur për shitblerjen e varreve në Tufinë, si dhe të një të pandehuri të pesë për ndërtim të paligjshëm të një varri.

Për Gazmend Dajën, me detyrë punonjës  varrezave Tufinë pranë Agjensisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, u kërkua dënimin me 2 vite burgim, për akuzat e korrupsionit pasis dhe ushtrim I  ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim I reduktohet në 1 vit e katër muaj burgim.

Latif Shehu, me detyrë përgjegjës Sektori I Varrezave Tufinë në Agjencisë e Shërbimeve Funerale akuzuar rrezikon të njëjtën masë dënimi. ndaj tij rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Alban Ajazi rrezikon dënimin me 1 vit e katër muaj burg, për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, ndërsa për Bujar Licën prokurori Bledar Valikaj kërkoi përfundimisht 9 muaj burgim.

Për Fatjon Gjonajn i cili nuk kishte asnjë lidhje me shitblerjen e tokës për varre, por po ndërtonte pa leje një varr familjar, u kërkua dënimin me 4 muaj. për shkak se ai vijon studimet, prokuroria kërkoi pezullimin e dënimit dhe vënien ne provë për një periudhe prej 8 muajsh. I pandehuri Eliodor Ndini, Drejtori i varrezave të Tufinës dhe Endri Milla po gjykohen në një proces të ndarë, pasi nuk kërkoi të përfitonte nga procedura e përshpejtuar. Sipas prokurorisë, Ndini në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb